Republika e Kosoves

Lipjan

 

Pozita gjeografike

Komuna e Lipjanit ka pozitë të përshtatshme gjeografike, sepse gjendet në pjesën qëndrore të Republikës së Kosovës dhe në udhëkryqin e rrugëve më të rëndësishme të rajonit. Kufizohet me komunat: Ferizaj, Fushë Kosovë, Graçanicë, Drenas, Suharekë, Malishevë, Shtime, Ferizaj, Gjilan dhe Artanë.

Ka mundësi të volitshme të shfrytëzimit të trafikut rrugor – hekurudhor, e- përmes Vrellës, edhe atij ajror, për shkak se Aeroporti i vetëm ndërkombëtarë gjendet në territorin e Komunës së Lipjanit dhe është nga qendra vetëm 15 km.

Në anën perëndimore shtrihet rezervati Blinaja që do të mund të zhvillohej në një qendër rekreative dhe atraktive për tërë rajonin. Në Gadime gjendet  Shpella e mermerit që paraqet një atraksion të rëndësishëm turistik, jo vetëm për Komunën e Lipjanit por për tërë Kosovën. Parku kulturo – historik në Kleçkë dhe Divjakë, si dhe qyteza e vjetër Janjeva, po ashtu, konsiderohen si vende atraktive për vizitorë.

Kjo makropozitë e territorit të Komunës si dhe e vetë qytetit Lipjan paraqet rrethanën mjaftë të përshtatshme për zhvillimin e mëtejmë të Komunës. Përmes teritorit të Komunës së Lipjanit kalon hekurudha e cila lidhë këtë territor në të gjitha drejtimet me rajonin në tërësi.

Komuna e Lipjanit gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë të qendrave më të mëdha të Republikës së Kosovës, me largësi,si:

Lipjan – Prishtinë ………………………16 km

Lipjan – Mitrovicë ……………………..57 km

Lipjan –Prizren ……………………………..60 km

Lipjan – Gjakovë …………………………..96 km

Lipjan – Pejë (përmes Prizrenit )…… 131 km

Lipjan – Ferizaj …………………………….26 km

Lipjan – Gjilan ………………………………50 km etj.

Autostrada Prishtinë –Hani i Elezit – Shkup kalon nëpër territorin e Komunës, andaj me pozitën e saj në jug të këtij regjioni Lipjani ka pozicion  qendror në Kosovë.

Qyteti i Lipjanit është qendër urbane e komunës, ofron spektër të gjerë të lehtësimeve publike, infrastrukturë dhe biznes.

Qyteti i Lipjanit është i pozicionuar në udhëkryqin në mes të dy rrugëve të rëndësishme 25/E 752 dhe 2/E 65, dhe të hekurudhës kryesore Mitrovicë-Shkup. Me këtë, qyteti është i pajisur mirë me infrastrukturë rrugore dhe pozitë të favorshme në raport me rrethinën.