Republika e Kosoves

Lipjan

 

Përgjegjësitë

  • Ndërmerr masa të planifikimit dhe masa tjera që ndikojnë në përparimin e bujqësisë,
  • Kujdeset të sigurojë që toka bujqësore të shfrytëzohet për prodhimtari bujqësore,
  • Me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së potencialit bujqësor në mënyrë të përhershme, duke u bazuar në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Komunës, kujdeset të përcaktohet shfrytëzimi, mbrojtja, rregullimi dhe qiradhënia e tokës bujqësore,
  • Kujdeset që toka bujqësore e cila është shfrytëzuar për destinime tjera e cila nuk ka karakter të përhershëm, t`i kthehet destinimit të parë, përkatësisht të aftësohet për prodhimtari bujqësore sipas projekteve për rikultivim,
  • Ndërmerr masa të planifikimit dhe masa për mbrojtjen dhe ruajtjen e fondit të pyjeve,
  • Kryen edhe punë tjera nga kompetenca e Komunës nga lëmi i bujqësisë dhe pylltarisë.