Republika e Kosoves

Lipjan

 

Komiteti për Politikë dhe Financa

Komitetit për Politikë dhe Financa formohet prej anëtarëve nga përbërja e Kuvendit të Komunës, numri dhe struktura e të cilëve caktohet me vendim të Kuvendit.

Komiteti për Politikë dhe Financa kryesohet nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës dhe përbërja e tij duhet të reflektojë përfaqësimin e entiteteve politike.

Komiteti për Politikë dhe Financa është përgjegjës për shqyrtimin e të gjitha politikave, dokumenteve fiskale dhe financiare, planeve dhe iniciativave, duke përfshirë dokumentet e planifikimin strategjik, kornizën vjetore buxhetore afatmesme, planin vjetor të prokurimit, rregulloren vjetore për tatimet, tarifat dhe pagesat, planin vjetor të punës për auditimin e brendshëm, buxhetin vjetor afatmesëm dhe çdo ndryshim të buxhetit gjatë vitit fiskal si dhe për marrjen e raporteve nga kryetari dhe dorëzimin e rekomandimeve në kuvendin e komunës.

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mandat 4 vjeçar

Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa:

  • Daut Azemi, Subjekti politik LDK – Kryesues
  • Albiona Tasholli, Subjekti politik LDK, Anëtare
  • Xhyla Dedushaj Rexhepi, Subjekti politik LDK, Anëtare
  • Fitim Shala, Subjekti politik LDK, Anëtar
  • Arsim Jashari, Subjekti politik PDK, Anëtar
  • Egzona Bytyqi, Subjekti politik PDK, Anëtar
  • Alban Salihu, Subjekti politik LVV, Anëtar

 

Vendimi për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa

Vendimi për zëvendësimin e anëtarit të Komitetit për Politikë dhe Financa