Republika e Kosoves

Mitrovicë e Veriut

Historiku

Pozita strategjike dhe sidomos ajo gjeografike në mes dy lumenjve të rëndësishëm, Ibrit e Sitnicës, ka bërë që territori i Mitrovicës të popullzohet qysh në parahistori. Albaniku (Monte Argentarum), i pasur me argjend e plumb prej kohës antike deri në Mesjetë, pastaj Trepça si vendburim i madh i plumbit, klima e përshtatshme, kushtet e mira për t’u marrë me bujqësi, blegtori, tregti etj, kanë ndikuar në koncentrimin e popullsisë në këtë mjedis. Pra motive ekonomike për themelimin e vendbanimeve dhe për përqëndrimin e popullsisë në këtë trevë, para së gjithash, kanë qenë blegtoria, bujqësia, gjuetia e më pas edhe xehetaria në fillim e zhvilluar në masë modeste për t’u bërë më vonë një ndër shkaqet kryesore të depërtimit romak dhe pushtuesve sllavë, osmanë etj, në këtë anë.Kjo trevë, sikurse pjesët tjera të Gadishullit Ilirik, në lashtësi kanë qenë e banuar me banorë ilirë, përkatësisht fisin dardan.

Në ditët e sotme Mitrovica vazhdon të jetë një qytetë i sfidave të mëdha. Pjesa veriore e qytetit ishte zyrtarisht pjesë e Mitrovicës, deri në ndarjen e saj zyrtare në vitin 2013. Ndarja erdhi si rezultat i krizës së veriut të Kosovës, pas shpalljes së Pavarsisë së Kosovës nga Serbia në shkurt 2008.

Historia e këtij qyteti është e ndërlidhur ngushtë me ngjarjet historike dhe politike në rajon. Ajo është e ndarë në disa lagje dhe fshatra të ndryshëm dhe ka një popullsi të ndryshme etnike. Në këtë zonë janë të vendosur shumë komunitete, duke përfshirë serbë, shqiptarë, boshnjakë, dhe të tjerë. Komuna e Mitrovicës Veriore është një zonë e rëndësishme në kontekstin e situatës politike dhe etnike në Kosovë. Mitrovica është një nga qytetet më të mëdha në Kosovë.

Pavarësisht sfidave, qyteti ka ende një shpirt të fortë komunitar dhe një histori të pasur kulturore dhe arkitektonike. Sot, Mitrovica Veriore vazhdon të jetë një qytet i rëndësishëm ekonomik dhe kulturor në Kosovë.