2018/05/11 - 7:36
Shtime, 10 maj 2018 – Me rastin e shënimit të përvjetorit të 19-të të Brigadës 60 Diversante Vëzhguese, pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nënkryetari i Komunës së Shtimes Rrahman Jakupi, me bashkëpunëtorë, familjarë të Dëshmorëve të UÇK-së, veteranë e invalidë, bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh në Grykën e Carralevës, ku pushojnë dëshmorët e lirisë Shaqir Tërshani, Naim Lubovci, Mehmet Lumi, Esat Qarri, Safet Kica dhe Safet Elshani. Me një minut heshtje është nderuar edhe komandanti i kësaj brigade Jetullah Qarri – Guri.
Sot, poashtu në përvjetorin e rënies heroike, janë përkujtuar dëshmorët e UÇK-së, Afrim Syla – Obrija nga fshati Reçak dhe Islam Neziraj – Qershori nga fshati Mollopolc, për t’i nderuar, institucionet komunale kanë vënë kurora lulesh në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Shtime dhe Mollopolc.