Republika e Kosoves

Shtime

Kryesuesi i Kuvendit

ADNAN ADEMI

Adnan Ademi është i lindur më 20 tetor të vitit 1984 në Petrovë. Ka përfunduar shkollimin fillor në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm në Shtime. Vazhdoi studimet universitare për Menaxhment në Prishtinë, ndërsa studimet pasuniversitare në Menaxhment në Universitetin e Evropës Juglindore. Ka mbi 10 vite përvojë pune në pozita menaxheriale, gjithashtu si mësimdhënës në gjimnaz dhe koordinator i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime. Që nga viti 2018 mbanë pozitën e Kryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime. Poashtu, është konsulent i tre kompanive jashtë vendit. Ishte kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Adnan Ademi ishte edhe bartës i listës së Lëvizjes Vetëvendosje në garën për asamble komunale, në zgjedhjet e 17 tetorit. Në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Shtimes, më 8 dhjetor 2021, me shumicë të votave është zgjedhur kryesues i Kuvendit të Komunës. Është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.