2018/05/24 - 1:08
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Shtimes, znjsh. Medina Brahaj ka pritur sot nxënës të klasave të VI-ta dhe të VII-ta, shoqëruar nga arsimtarë të ShMU “Emin Duraku” në Shtime, z. Xhavit Qorrolli dhe z. Valon Mejzinolli.
Në kuadër të vizitave të parapara në lëndën Edukatë Qytetare, nxënës të kl. VI-të dhe të VII-të vizituan Kuvendin e Komunës ku u njohën nga afër me sistemin vetëqeverisës të Komunës.
Kryesuesja në sallën e Kuvendit të Komunës i shpjegoi nxënësve, në mënyrë të hollësishme, rolin e pushtetit legjislativ.
Shpjegimi nga kryesuesja znjsh. Medina Brahaj ngjalli kureshtje të madhe tek nxënësit dhe ata i drejtuan shumë pyetje interesante, duke marrë përgjigje nga kryesuesja. Në fund i falënderoi nxënësit, duke i inkurajuar që të mësojnë dhe se një ditë të kenë mundësinë për të qenë pjesë e Kuvendit Komunal e pse jo edhe të Kuvendit të Kosovës.