2018/12/27 - 1:31
Shtime më, 27 dhjetor 2018 – Kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli së bashku me nënkryetarin z. Rrahman Jakupi, Ministrin e Punëve të Brendshme z. Ekrem Mustafa, drejtorin e Përgjithshëm të PK-së z. Rashit Qalaj, drejtori i Policisë për Rajonin e Ferizajit z. Gazmend Hoxha, komandanten e Stacionit Policor në Shtime znj. Feime Bajrami, përfaqësues të institucioneve tjera relevante si dhe drejtorët e drejtorive komunale kanë marrë pjesë në inagurimin e Stacionit Policor të ri në komunën e Shtimes.
Kryetari z. Naim Ismajli uroi me këtë rast komandanten e Stacionit Policor znj. Feime Bajrami si dhe falënderoi për kontributin e dhënë ish-komandantin z. Enver Avdyli si dhe të gjithë pjestarëve të PK-së në komunën së Shtimes dhe vlerësoi investimin e bërë në Stacionin e ri Policor.
Fjalë rasti patën edhe Ministri i MPB-së z. Ekrem Mustafa, drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Rashit Qalaj si dhe drejtori i i Policisë për Rajonin e Ferizajit z. Gazmend Hoxha të cilet përgëzuan me rastin e përurimit të objektit të ri të Stacionit Policor, si dhe falenderuan kryetarin ismajli dhe komunen e Shtimes për bashkëpunim dhe kontributin e dhënë për ndërtimin e këtij objekti.
Njëherit edhe komandantja e Stacionit të Policisë në Shtime znj. Feime Bajrami tha se ky projekt ka qenë i nevojshëm dhe do të krijojë kushte më të mira për punë për funksionim më efikas për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në shërbim të qytetarëve. Objekti përmbush standardet e një objekti modern, përfshinë një hapësirë me sipërfaqe prej 800m2, konsiderohet se vlera e objektit të arrij shumën e investimeve prej rreth 300 mijë eurove.