2019/03/04 - 11:27
Shtime më, 4.03.2019 – Kryetari Ismajli ka organizuar takim me drejtorët komunal, ku me këtë rast ka prezantuar emërimin dhe riorganizimin e drejtorive komunale, atyre aktuale dhe dy drejtorive të reja Drejtoria për Inovacion dhe Zhvillim të Projekteve dhe Drejtoria e Prokurimit Publik.
Me këtë rast, kryetari Ismajli tha : “ Për shkak të nevojave dhe shtimit të vëllimit të punëve, ngarkesës së drejtorive të caktuara si dhe për shkak të ndryshimeve ligjore në emërtimin e drejtorive, kam marrë këtë vendim në emërim dhe riorganizim të drejtorive”.
Kryetari Ismajli i njoftoi të pranishmit me këtë riorganizim: Drejtoria për Inovacion dhe Zhvillim të Projekteve, të cilën do ta udhëheqë drejtoresha Shpresa Tafa, si dhe Drejtoria e Prokurimit Publik, të cilën do ta udhëheqë Muhadin Halili., Drejtoria për Administratë, znj. Havë Qarri si dhe Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, z. Labinot Beqa