Republika e Kosoves

Shtime

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK RRETH ASAFALTIMIT TË RRUGËS KRYESORE NË QYTETIN E SHTIMES

2021/10/23 - 5:57

Shtime, 23 tetor 2021 – Me qëllim të informimit sa më objektiv të qytetarëve të komunës së Shtimes, Drejtoria për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi jep këtë sqarim: “Gjatë ditës së djeshme (e premte) është shtruar shtresa e parë e asfalitit në rrugën “Tahir Sinani” deri te Sheshi i UÇK-së në qytetin e Shtimes. Me këtë rast, janë mbyllur përkohësisht kapakët e pusetave, me të vetmin qëllim që qarkullimi i automjeteve të motorizuara të jetë sa më i lehtë dhe funksional deri sa të realizohet shtresa e dytë e asfaltit. Meqë projekti në fjalë është duke u realizuar nga buxheti këtij viti, kurse shtresa e dytë e asfaltit do të bëhet me buxhetin e vitit 2022, ku edhe kushtet atmsoferike do të jenë shumë më të përshtatshme. Të gjitha pusetat janë incizuar me instrument gjeodezik dhe në momentin e ngritjes së tyre kemi koordinatat e sakëta se ku gjenden ato. Nëse do të ishin ngritur tani pusetat në nivelin përfundimtar atëherë do të kishte vështirësi të mëdha për qarkullim të automjeteve si dhe mundësi reale për t’u dëmtuar gomat e mjeteve motorike. Pra, e gjithë kjo punë është bërë në të mirë të projektit por në veçanti në të mirë të qytetarëve tanë”, bënë të ditur Drejtoria për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi.