Republika e Kosoves

Shtime

Mbahen aktivitete të shumta për Ditën e Rinisë në Shtime

2022/09/20 - 7:59

Shtime, 19 shtator 2022 – Për nder të Ditës së Rinisë, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Shtimes, ka organizuar disa aktivitete, që u zhvilluan gjatës ditës së shtunë.
Përveç shpërndarjes së broshurave për “Vetëdijsimin e shëndetit ndaj vetes”, pati aktivitete të larmishme si:
Pastrimi i hapësirave publike,
Ekspozitë nga Nagip Tashi,
Performancë e gjimnastikës ritmike dhe akrobatike nga Fjona Kongjeli,
Program muzikorë nga Blenda Kongjeli me flautë dhe Arbëreshë Ademi në qello dhe
Ndeshja miqësore në volejboll, KVF “Vjosa” dhe KVF “Malisheva”.
Në këto aktivitete mori pjesë nënkryetari i komunës së Shtimes, Faruk Beqa dhe drejtoresha e DKRS-së, Albana Fazliu.