Shtime, 25 mars 2024- Ka filluar trajnimi i regjistruesve në kuadër të projektit për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.
Valon Januzi, drejtor i Drejtorisë së Administratës në Komunën e Shtimes, në emër të komisionit komunal për regjistrim, vizitoi nga afër qendrën e trajnimit në Komunën e Shtimes.
Januzi, bëri të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për procesin e regjistrimit, duke shtuar se pas përfundimit të trajnimit do të filloj edhe realizimi i këtij projekti të rëndësishëm.
Bëhet e ditur se nga Komuna e Shtimes do të ndjekin trajnimin në fjalë 47 regjistrues, trajnimi për të cilët po mbahet në Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Shtime dhe do të zhvillohet nga data 25 deri 29 Mars 2024.