Republika e Kosoves

Shtime

24 vjeçari gjendet i gjallë, i bashkohet familjes së tij

2023/06/06 - 9:54

Shtime, 4 qershor 2023 – Është gjetur i gjallë 24 vjeçari nga familja Misini, i cili ishte raportuar si person i zhdukur nga data 2.6.2023.
Fatmirësisht, sot rreth orës 14:50, i njëjti është gjetur në Shtime nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në bashkëpunim me Zyrën për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Shtimes.
24 vjeçari nga pjesëtarët e Policisë është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Pjesë e aksionit për gjetjen e të riut ishte edhe nënkryetari i Komunës, z. Faruk Beqa, i cili në fund të aksionit falenderoj përzemësisht të gjithë ekipën për angazhimin e tyre për të gjetur të riun nga familja Misini.
Në përgjithësi, Komuna e Shtimes falënderon qytetarët, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ekipet e policisë nga stacioni i Shtimes, Sektorin Rajonal të Hetimeve, Njësinë e Reagimit të Shpejtë, e në veçanti Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim për këtë aksion.