Republika e Kosoves

Shtime

CEREMONIA E NDARJES SË MIRËNJOHJEVE PËR NXËNËSIT FITUES TË GARËS SË DITURISË

2022/06/12 - 3:02

 

Shtime, 12 qershor 2022 – Sot, në vargun e aktiviteteve për shënimin e 12 qershorit – Ditës së Çlirimit të Komunës së Shtimes, është bërë ndarja e mirënjohjeve për nxënësit që kanë fituar në garat e diturisë të shkollave fillore të Komunës së Shtimes.

 

Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës, ishte i pranishëm Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, drejtori DKA-së Lulzim Sahiti, drejtorë dhe zyrtarë komunalë, drejtorë të shkollave, mësimdhënës e prindër, personalitete shtimjane si dhe qytetarë të shumtë.

 

Kryetari Aliu në fjalën e tij uroi nxënësit që kanë fituar garën në lëndë të ndryshme, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në rrugën e dijes dhe edukimit, duke theksuar se; “Këta nxënës përveçse na bëjnë krenar, mbeten model i vullnetit e dëshirës që përmes arsimimit e mësimnxënies të bëhen shpresë për të ardhmen e qytetin tonë.”

 

Ndërsa drejtori DKA-së, Lulzim Sahiti, në fjalën e tij ndër të tjerash u shpreh; “Ky organizim tashmë tradicional në komunën e Shtimes dita-ditës po masivizohet si për nga përmbajtja e një ashtu edhe për nga konkurrenca, gjë që e falënderojmë Shoqatën e Pedagogëve “Dituria” për mbarëvajtjen e përgjithshme të Garës Komunale të Diturisë.”

 

Drejtoria Komunale e Arsimit, në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve ”Dituria” në Shtime, kanë organizuar Garën Komunale të Diturisë në nëntë lëndë mësimore: Gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë, fizikë, kimi, biologji, teknologji informative, histori dhe gjeografi. Në gara kanë marr pjesë gjithsej 245 nxënës të klasave VI, VII, VIII dhe IX nga shtatë shkollat e mesme të ulëta të komunës së Shtimes