Republika e Kosoves

Shtime

DONATORËT DHUROJNË PAISJE MBROJTËSE PËR QKMF-NË

2020/03/27 - 9:00

Shtime, 27 mars 2020 – Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli i shoqëruar me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Labinot Beqa kanë pritur në takim përfaqësues të firmës “Madekos”, Drilon Buzuku si dhe studentin e mjekësisë Gentian Mehmeti të cilët kanë dhuruar një donacion në paisje mbrojtëse për QKMF-në në Shtime.

Kryetari Ismajli ka falenderuar firmën Madekos dhe të gjithë donatorë e humanistë të cilët me kontributin e tyre po i dalin në ndihmë mantilbardhëve duke aktivizuar edhe më tutje masat mbrojtëse në parandalimin e pandemisë COVID-19.

Me këtë rast u dhuruan 100 dezinfektues, 1000 dorëza, 20 veshje dhe 10 palë syze mbrojtëse.