Republika e Kosoves

Shtime

DREJTORI I DKA-SË VIZITOI MATURANTËT NË SHQIPËRI

2019/04/04 - 8:24

Durrës, 4 prill 2019 – Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, z. Mensur Neziri sonte ka vizatuar maturantët e gjimnazit ” Naim Frashëri” dhe të Shkollës së Mesme Profesionale të cilët po qëndrojnë në Durrës në ekskursionin 5 ditorë.

Me këtë rast drejtori Neziri, është njoftuar nga drejtorët z. Rexhep Hasani dhe Ilir Haxhiu, për vendqëndrimin e maturantëve, por edhe sigurinë e tyre. Drejtori i Gjimnazit, z. Rexhep Hasani tha se ekskurzioni ka shkuar sipas programit shkollor, nxënësit tanë kanë vizituar deri më tani qytetin e vjetër të Durrësit, qytetin e Krujës, gjegjësisht Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, qytetin e Elbasanit, qytetin e Vlorës, përkatësisht Shtëpinë e Pavarësisë dhe më, 5 prill do të vizitojnë Tiranën.