Republika e Kosoves

Shtime

GRUPI PUNUES MBAN TAKIM ME KOMPANIN INSI PËR HARTIMIN E E DY PLANEVE HAPËSINORE

2019/01/17 - 1:10

Shtime më, 17 janar 2019 – Sot në Komunën e Shtimes është mbajtur takimi i grupit punues me kompanin INSI për hartimin e dy planeve hapësinore Hartat Zonale Komunale dhe Planin Zhvillimor Komunal sipas Ligjit për Planifikim Hapesinor Nr.4/L-174.

Në këtë takim ishte i pranishëm dhe kryetari z. Naim Ismjali, ku ai tha: “Ne si grup duhet të kemi një qëllim të përbashkët, më qëllim që të ecim përpara në zhvillimin e hartave zonale. Gjatë procesit të hartimit të këtyre dy planeve do të mbahen edhe debate publike. Në të cilat edhe qytetarët mund të japin kontributin e tyre”.

Një ndër qëllimet e para të Hartës Zonale të komunës së Shtimes është përmbushja e kërkesës ligjore, e cila obligon komunën për hartimin e HZK-së dhe e cila është rezultat i zbatimit të projektit të reformës së integruar ligjore, që ka filluar për t’u zbatuar, me aprovimin e ligjit të ri të planifikimit Ligji Nr. 04/ L-174. Qëllimi tjerër i rëndësishëm I Hartës Zonale të Shtimes është të sigurojë zhvillimin e qëndryeshëm dhe të baraspeshuar të planifikimit hapësinor për tërë territorin e komunës së Shtimes, e cila do krijojë bazat e qeverisjes së mire, shfrytëzimit të përshtatshëm të tokës, mbrojtjes së mjedisit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore.