Republika e Kosoves

Shtime

Katër gra nga komuniteti ashkali përfitojnë serra nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim dhe Komuna e Shtimes

2022/10/11 - 7:39

Shtime, 10 tetor 2022 – Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në procesin e zbatimit të EU Programit për Stabilizimin e Komuniteteve IV(EU CSP IV), e me të cilën Komuna e Shtimes ka marrëveshje bashkëpunimi, ka vazhduar edhe këtë vit me realizimin dhe financimin e projektit për serra, në komunën e Shtimes, ku përfituese janë femrat nga komuniteti ashkali, Flurije Brahimi dhe Lumturije Berisha-Maliqi.
Për vitin 2022 IOM-i ka përzgjedhur dhe ka aprovuar kerkesat e 4 aplikueseve, nga gjithsej 8 sa kanë aplikuar në thirrjen e hapur për aplikim.
Pas zbatimit të të gjitha procedurave me ndihmën e Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim dhe pas pagesës së participimit prej 10% të shumës së projektit, nga vetë përfituesit, sot është bërë pranimi i Projektit për Serra, 200 metra katrorë te familja e Flurije Brahimit ( 4,508.00€ ) dhe 150 metra katrorë te familja e Lumturije Berisha-Maliqit ( 3,528.00€ ).
IOM-i do të realizojë këto ditë edhe dy projekte të tjera, gjithashtu për femra të komuniteteve, që do të merren me biznes.
Në lidhje me vazhdimin e Programit per Stabilizimin e Komuniteteve IV (EU CSP IV) dhe qëllimit të saj për mbështjen në përmirësimin e situatës socio-ekonomike të minoriteteve dhe të komuniteteve pakicë në Kosovë, të cilin në mënyrë direkte e mbështet Komuniteti Ndërkombëtar dhe Ministria për Kthim dhe Komunitete (MKK) kjo strategji e Qeverisë është për të forcuar dhe stabilizuar komunitetet dhe për të nxitur kthimin e qëndrueshëm.
Komuna e Shtimes do të angazhohet në të gjitha iniciativat e Programit të EU CSP IV, do të ndihmojë dhe monitorojë nga afër që të përfshihet drejtpërdrejt në të gjitha fazat e programit dhe të jetë përfaqesues ndërlidhës në mes të Organizatës së IOM-it dhe komuniteteve pakicë.