Republika e Kosoves

Shtime

KOMUNA E SHTIMES I SHPREH NGUSHËLLIME FAMILJES RUSHITI NGA RASHINCA

2021/07/22 - 2:14

Shtime, 22 korrik 2021 – Sot, morëm lajmin e trishtë se veterani i arsimit, Nuhi Rushiti u nda nga ne fizikisht.
Lajm i dhimbshëm për të gjithë neve që e çmuam, e patëm shok, bashkëveprimtar e bashkëpunëtor.
Ai kishte një përvojë të gjatë në procesin edukativo-arsimor, një punëtor i zellshëm, i afërt me kolegë, i përkushtuar në punë dhe një familjar shembull.
Do ta kujtojmë gjithmonë me nder dhe krenari.
Ngushëllime familjes Rushiti, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohen!
Me respekt,
Komuna e Shtimes