Republika e Kosoves

Shtime

KOMUNA E SHTIMES SHËNON RRITJE TË TË HYRAVE VETANAKE EDHE NË TREMUJORIN E DYTË TË VITIT 2022

2022/09/09 - 10:49

Shtime, 24 gusht 2022 – Komuna e Shtimes ka vazhduar me trendin e rritjes së nivelit të të Hyrave Vetanake edhe për tremujorin e dytë të këtij viti, me 29.95% rritje të shënuar. Gjatë periudhës tremujore të dytë të vitit 2022, niveli i rritjes së të hyrave vetanake të komunës ka pasuar me 188.410.15€, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2021 që ishte 131.990.06€, që e përkthyer në përqindje i bie 29.95% rritje.
Kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, lidhur me këtë ka theksuar se: ‘’Kjo rritje është një lloj treguesi i shtimit të besueshmërisë qytetare në llogaridhënie dhe menaxhim efikas të parasë publike nga udhëheqja komunale. Si kabinet qeverisës, do angazhohemi që këtë rritje të hyrash, ta përkthejmë në projekte që shkojnë në dobi të interesit qytetarë duke e përmirësuar mirëqenien e tyre.’’ Në fund, ka falenderuar gjithë qytetarët e Komunës së Shtimes për korrektësinë e tyre në kryerjen e obligimeve komunale.