Republika e Kosoves

Shtime

KOMUNA E SHTIMES SUBVENCIONON NËNAT LEHONA PËR FËMIJËT E LINDUR NË KËTË VIT

2024/02/02 - 11:32

Shtime, 1 shkurt 2024 – Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës së Shtimes, ndër të tjera është votuar edhe Propozim-Vendimi për ndarjen e subvencioneve për nënat lehona për fëmijët e lindur në vitin 2024.
Qemajl Aliu, kryetar i Komunës së Shtimes bëri të ditur se që tani e tutje, çdo çifti që u lind fëmija i parë do t’i përfitojnë 100 euro shtesë, për fëmijën e dytë 150 euro, për të tretin 200, ndërsa për binjakët 500, e trenjakët 1.000 euro.
“Pasi e kemi iniciuar për herë të parë në Komunën e Shtimes praktikën e mbështetjes së nënave lehona, jam i lumtur që u votua në kuvend propozimi ynë për rritjen dhe përshkallëzimin e vlerës së përkrahjes financiare”, tha Aliu, duke shtuar se qeverisja e mirë po dëshmohet në përditshmëri me masat ndihmuese për të gjitha kategoritë shoqërore, kësisoj duke ndikuar drejtpërsëdrejti në ngritjen e mirëqenies për të gjitha familjet në komunën Shtimes.
“Paçim sa më shumë raste të dhënies së mjeteve financiare nga kjo masë”, tha kryetari Aliu.
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti