Republika e Kosoves

Shtime

KONSTITUIMI I GRUPIT JO FORMAL TË GRUAS NË KOMUNËN TONË

2018/07/12 - 7:43

Shtime, 12 korrik 2018 – Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Shtimes, znjsh. Medina Brahaj ka organizuar takimin e parë për konstituimin e Grupit Joformal të Grave. Në këtë grup janë të përfshira të gjitha femrat Këshilltare në Kuvendin e Komunës së Shtimes, femra nga institucionet dhe komunitetet.
Te pranishme në takim ishin shumica e anëtareve të grupit.
Në takim u diskutua dhe u shpreh falënderim për gratë që kanë qenë pjesë e këtij grupi 4 vitet e fundit për punën, aktivitetet dhe kampanjat vetëdijesuese që janë realizuar. Gjithashtu pjesë e diskutimit ishte edhe kontributi që ato mund të japin karshi grave të Komunës sonë dhe projektet, aktivitetet që ato mund të realizojnë në kuadër të funksionimit të grupit.
Të gjitha femrat pjesëmarrëse u zotuan për punë dhe vullnet në të mirë të grave, duke pasur parasysh sfidat që i dalin përpara çdo femre.