Republika e Kosoves

Shtime

KPF MBAN MBLEDHJEN E III-të TË RREGULLT

2024/03/29 - 8:15

Shtime, 26 mars 2024- Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, bashkë më anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, sot kanë mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt të këtij komiteti, në të cilën u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i Ekstrakt Procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më: 23.02.2024,
2. Propozim-Vendim për ndërrimin e destinimit të ngastrave në ZK-Davidovc,
3. Propozim-Vendim për ndryshimin e vendimit të Kuvendit Npi-01-190 për Çerdhen në Petrovë,
4. Propozim-Vendim për marrjen e të drejtës së shfrytëzimit të paluajtshmërisë NPKSH “Higjena” dhe “Kryqit të Kuq të Kosovës” në Shtime,
5. Pasqyrat Financiare për vitin 2023,
6. Propozim-Vendim për miratimin e vlerësimit të dëmeve të FN&FT për Janar-Tetor 2023,
7. Draft-Plani Lokal i Veprimit për komunitetet Rom e Ashkali për 2022-2024 (diskutim publik),
8. Propozim-vendim për formimin e Komisioneve për ndarjen e titujve “Sakrifica e Reçakut-1999” dhe “Pena e Artë”.
Pas prezantimeve dhe diskutimeve për secilën pikë, anëtarët e KPF-së aprovuan dhe rekomanduan të gjitha pikat për mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Shtimes e cila do të mbahet me datën 28 mars 2024 duke filluar nga ora 10:00.