Republika e Kosoves

Shtime

KPF, MBAN MBLEDHJEN E PARË PËR KËTË VIT

2024/01/29 - 1:37

Shtime, 29 janar 2024 – Komiteti për Politikë dhe Financa, mbajti sot mbledhjen e parë për këtë vit, e udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi.
Në Këtë mbledhje u shqyrtuan këto pikat të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i Ekstrakt Procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më: 26.12.2023
2. Draft-Rregullore për Taksa, Tarifa dhe Gjoba për vitin 2024,
3. Raport Vjetor Buxhetor (shpenzimet) për vitin 2023,
4. Draft_Rregullore për caktimin e orarot të punës për bizneset në Komunën e Shtimes (Pas diskutimit Publik),
5. Draft-Rregullore Komunale për Transparencë, (për diskutim publik),
6. Draft-Plani i Veprimit për Transparencë Komunale 2024-2028, (për diskutim publik),
7. Propozim-Vendim për zgjedhjen e Komisionit për ndarjen e titujve të nderit,
8. Draft-Programi Strategjik për ujëratnë Komunën e Shtimes, (pas diskutimit publik),
9. Propozim-Vendim për ndarjen e subvencioneve për nënat lehona për fëmijët e lindur në vitin 2024,
10. Propozim-Vendim për Inicimin e procedurës të themelimit të Ndërmarrjes Publike Lokale për kryerjen e shërbimeve publike në Komunën e Shtimes,
11. Propozim-Vendim për caktimin e orarit të mbledhjeve të KPF-së për vitin 2024.
Anëtarët e këtij komiteti kanë rekomanduar të gjitha pikat e rendit të ditës për mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës që do të mbahet më 31 janar 2024, nga ora 9:00.