Republika e Kosoves

Shtime

KPF REKOMANDON APROVIMIN E KORNIZËS AFATMESME BUXHETORE

2020/06/29 - 2:20

Shtime, 29 qershor 2020 – Nën drejtimin e kryesueses së Kuvendit të Komunës së Shtimes, Medina Brahaj është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). Me këtë rast, temë e diskutimit për këtë mbledhje të jashtëzakonshme ishte Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) 2021-2023. Lidhur me këtë çështje, zyrtarja Kryesore e Financave, Kimete Ukaj, para anëtarëve të KPF-së, ka prezantuar Draft-Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2021-2023. Në vazhdim, kryesuesja Brahaj këtë draft-dokument të rëndësishëm e hodhi në votim dhe me vota të shumicës është vendosur t’i rekomandon Kuvendit të Komunës për aprovim të Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitin 2021-2023.