KRYETARI ALIU BASHKË ME KRYESUESIN E KUVENDIT, ADNAN ADEMI I PRET NË TAKIM NXËNËSIT E MUZEQINËS
2023/05/08 - 8:14
Shtime, 8 maj 2023 – Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu së bashku me kryesuesin e Kuvendit, Adnan Ademi dhe drejtoreshën e Arsimit, Yllka Fejzullahu kanë pritur sot nxënësit e klasës së tretë dhe gjashtë të SHFMU “Lasgush Poradeci” të Muzeqinës. Ata janë njoftuar se si funksionon vendimmarrja komunale.
Kryesuesi Adnan Ademi , nxënësve të pranishëm ju ka treguar se si në këtë foltore flasin këshilltarët komunalë japin propozime e ngrehin tema të ndryshme, të cilat pas një diskutimi gjithëpërfshirës miratohen nga Kuvendi me shumicë votash. Në vazhdim ai tha se vendimet që merren në këtë Kuvend kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve, kudo që jetojnë ata, në qytet ose fshatrat e komunës sonë.
Ndërkaq, në vazhdim nxënësit i përshëndeti kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, i cili ka inkurajuar nxënësit që të mësojnë e të bëhen të vyeshëm, nëse dëshirojnë që ndokush prej tyre nesër të jetë pjesë e vendimmarrjes apo edhe e udhëheqjës në ndonjë sektor të caktuar. Në vazhdim nxënësit kanë bërë pyetje të ndryshme, të cilëve u është përgjigjur kryesuesi Ademi. Në këtë takim ishte e pranishme edhe drejtoresha e Arsimit, Yllka Fejzullahu, e cila gjithashtu përshendeti nxënësit dhe mësimdhënësit e pranishëm duke i falenderuar për vizitën dhe gjallërinë e entuziazmin që i sollën sallës së kuvendit.