Republika e Kosoves

Shtime

Kryetari Aliu: Çerdhja në Godanc një hap më tej drejt realizimit

2023/03/23 - 9:29

Kryetari, z. Qemaj Aliu ka njoftuar se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit tha se tashmë kanë filluar procedurat për ndërtimin e çerdhes në Godanc.
Ky institucion edukativ, përveçse do t’iu shërbejë fëmijëve për zhvillim e parapërgatitje për arsimim, do t’ua lehtësojë edhe prindërve mundësinë që të punojnë.
Investimet në sistemin arsimor do t’i shtojmë edhe më shumë sepse janë të domosdoshme dhe në këtë drejtim e kemi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.