Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ALIU PRET NË TAKIM PËRFAQËSUESIT E KOMUNITETIT ROM

2024/04/11 - 10:06

Shtime, 8 prill 2024- 8 Prilli është Dita Ndërkombëtare e Romëve, e caktuar nga Kongresi Botëror i Romëve në vitin 1971, dhe shërben si një kujtesë për të gjithë vlerat dhe historinë e kulturën e komunitetit Rom.
Me rastin e kësaj dite, kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu, mirëpriti në takim përfaqësuesin e komunitetit Rom në Komunën e Shtimes, Arton Demiri dhe Dritonin.
“Përveç urimit për ta dhe për të gjithë pjesëtarët e komunitetit Rom për Ditën Ndërkombëtare të tyre, temë kryesore në takimin e përbashkët kishim përmirësimin e kushteve jetësore dhe mirëqenien e komunitetit Rom në përgjithësi, si dhe vlerat që përfaqëson kultura që e kuptimëson diversitetin dhe respektin reciprok mes të gjitha komuniteteve në shoqërinë tone”, tha Aliu, duke shtuar se e gëzoi jashtëzakonisht fakti që vetë përfaqësuesi i komunitetit Rom, e njoftoi se është evident avancimi i trajtimit për anëtarët e komunitetit dhe se përpjekja për promovim të vlerës së barazisë po jep rezultat.
Dita Ndërkombëtare e Romëve e cila është ditë në të cilën bëhet kremtimi i historisë, traditave dhe kulturës rome, si dhe bëhet thirrje për përfshirje sociale. Po ashtu në këtë ditë synohet që të rritet ndërgjegjësimi për problemet të cilat hasin komuniteti Rom në mbarë botën.