2018/05/24 - 10:27
Nënkryetari i Komunës së Shtimes, z. Rrahman Jakupi priti në takim Dr. Blerim Syla, kryetar në Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës
Qëllimi i këtij takim ishte njoftimi në lidhje me projektin “Trupat regjional mbi dialogun social” në komunën tuaj. Projekt ky i mbështetur nga Olof Palme International Center me seli në Suedi në bashkëpunim me OJQ PEN dhe QPA.
Nënkryetari Jakupi, fillimisht ka falenderuar kryetarin Dr. Blerim Syla dhe bashkëpunëtorët e tij, ka shtuar se: “Te ne është vullneti, nga ne do të keni përkrahje, ju përgëzoj dhe e mirëpresim projektin në fjalë dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim, ky bashkëpunim në mes të Komunës së Shtimes dhe FSSHK-së.