Republika e Kosoves

Shtime

Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli ka marrë pjesë në ceremoninë ” Mjedisi i pastër”

2019/02/12 - 3:13

Shtime më, 12.02.2019 – Gjatë ditës kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli dhe drejtori i DSHP-së, z. Halil Halili kanë marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të grantit të performancës “Mjedisi i Pastër”. Kryetari nëpërmjet faqes së tij në rrjete sociale i ka uruar qytetarët me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje :

 “ Sot, së bashku me drejtorin Halil Halili nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, kemi marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) mbështetur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) për lansimin e grantit të performancës “Mjedisi i Pastër”, ku kemi nënshkruar marrëveshje tri palëshe në mes MMPH-së, GIZ-it dhe ne kryetarëve të Komunave.
Me këtë rast i uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës e në veçanti shtimjanët të cilët i përfaqësoj, që së bashku do të bëjmë përpjekjet e nevojshme në vlerësimin e duhur të performancës komunale në fushën e menaxhimit të mbeturinave, përmes grantit të performancës, të bashkë financuar nga MMPH-ja, BMZ-ja dhe BE-ja”.