Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ISMAJLI I UROI VITIN E RI NGA AFËR ZYRTARËVE POLICOR E SHËNDETËSOR

2021/01/04 - 11:04

Shtime, 31 dhjetor 2020 Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli i shoqëruar nga drejtori i DSHMS-së, Musë Baftiu, sonte me rastin e ndërrimit të motmoteve kanë vizituar punëtorët shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ” Dr. Vezir Bajrami”, si dhe zyrtarët policor që sonte kujdestarojnë.
Kryetari Ismajli përcjelli urimet e përzemërta në emër të gjitha institucioneve komunale dhe qytetarëve të komunës së Shtimes për punën e tyre të shenjtë e të dëshmuar këtë vit në shërbim të qytetarëve të komunës së Shtimes, e sidomos në menaxhimin me pandeminë. I uroi që viti ardhshëm të jetë pa pandemi, me shëndet të mirë për secilin qytetarë e suksese të mëtejshme në vitin 2021, po ashtu uroi që sa më lehtësisht e pa raste të kalojnë këtë mbrëmje.