Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ISMAJLI NËNSHKRUAN MARRËVESHJE ME ÖSTAP PËR APLIKIM TË FAZËS SË DYTË TË PROJEKTIT TË KOLEKTORIT

2021/07/21 - 2:13

Shtime, 21 korrik 2021 Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, ka pritur sot në një takim drejtorin e Kompanisë austriake, ÖSTAP, z.Christoph Gierlinger.
Me këtë rast kryetari Ismajli dhe z.Gierlinger nënshkruan marrëveshjen për aplikim të fazës së dytë për projektin e ndërtimit të kolektorit kryesor të ujërave të zeza, i cili pritet të miratohet këtë vit.
Sipas kontratës së nënshkruar, punët në ndërtimin e kolektorit, faza e dytë do të fillojnë gjatë fillimit të vitit 2022.
Projekti për ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza në Komunën e Shtimes, në vlerë prej 5 milionë euro realizohet përmes Soft Loan kredi, kurse implementimi bëhet përmes Klauzolës për Investime sipas Marrëveshjes për bashkëpunim financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë të Republikës së Austrisë.
“Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza është ndër projektet më të rëndësishme gjatë këtij mandati qeverisës. Përmes realizimit të këtij projekti ujërat e zeza do të largohen nga lumenjtë tanë”, tha kryetari Ismajli me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje.
Me këtë rast kryetari Ismajli e falënderoi z.Christoph Gierlinger për bashkëpunimin që nga dita e parë e fillimit të këtij projekti, e falënderoj Qeverinë e Austrisë, si dhe kompaninë ÖSTAP, e cila është partnere e Komunës për hartimin e këtij projekti.