Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ISMAJLI PRITI NË TAKIM FARMACISTËT E KOMUNËS SË SHTIMES

2019/04/04 - 11:28

KRYETARI ISMAJLI PRITI NË TAKIM FARMACISTËT E KOMUNËS SË SHTIMES

Shtime, më 4 prill 2019 – Kryetari i Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Labinot Beqa gjatë ditës kanë zhvilluar një takim me farmacistët të cilët veprojnë në komunën e Shtimes.
Me këtë rast, Kryetari Ismajli, në hapjen e këtij takimi përshëndeti dhe falënderoi përfaqësuesit e barnatoreve për pjesëmarrje, “ Sot jemi takuar për të parë situatën aktuale të barnatoreve, për të u njoftuar me nevojat dhe sfidat që ballafaqoheni ju si farmacistë, si dhe gjetjen e një kompromisi për shërbimet e juaja, kujdestarinë e barnatoreve në shërbim të qytetarëve të komunës sonë” – ka thënë kryetari Ismajli.
Gjithashtu edhe drejtori i DSHMS, z. Beqa, ka potencuar se shumë shpejt do të bëjmë një analizë më të detajuar nga Emergjenca e QKMF-ja, që të iniciojmë dhe të realizojmë së bashku me farmacistët, kujdestarinë e barnatoreve në komunën tonë dhe do të dalim me një marrëveshje ku do të njoftohen qytetarët rreth orarit të punës se kujdestarisë së barnatoreve në komunën e Shtimes.