Republika e Kosoves

Shtime

KRYETARI ISMAJLI SË BASHKU ME KOORDINATORIN NACIONAL, REXHEP HOTI VIZITOJNË SHKOLLËN VERORE “BLETA 2019”

2019/07/04 - 2:40

 

Shtime, 4 korrik 2019 – Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli së bashku me koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, të shoqëruar nga drejtori komunal i Arsimit, Mensur Neziri kanë vizituar Shkollën Verore “Bleta 2019”. Ata nga afër janë njoftuar përmes koordinatorit të SHV “Bleta”, Qëndrim Hoxha, me punën dhe angazhimin e vijuesve të kësaj shkolle, që ka hyrë në ditën e dytë të aktiviteteve.
Në vazhdim të takimit, kryetari Ismajli fëmijët shtimjanë i përgëzoi për punën dhe talentin e veçantë që po tregojnë gjatë aktiviteteve dhjetëditore të kësaj shkolle, kurse koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, i inkurajoi nxënësit vijues të kësaj shkolle verore, e cila padyshim është një kreativitet dhe do të gëzon mbështetje të fuqishme nga ana e tij.