Republika e Kosoves

Shtime

KUVENDI I KOMUNËS MBAN MBLEDHJEN E PARË PËR KËTË VIT

2024/02/02 - 11:04

Shtime, 1 shkurt 2024 – Të mërkurën është mbajtur mbledhja e parë e Kuvendit të Komunës së Shtimes, e udhëhequr nga Adnan Ademi, kryesues i Kuvendit të Komunës, e cila kishte këtë rend të ditës:
1. Shqyrtimi i Ekstrakt procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më: 27. 12. 2023,
2. Draft-Rregullore për Taksa, Tarifa dhe Gjoba për vitin 2024,
3. Raporti Vjetor Buxhetor (shpenzimet) për vitin 2023,
4. Draft-Rregullore për caktimin e orarit të punës për bizneset në Komunën e Shtimes (pas diskutimit publik),
5. Draft-Rregullore Komunale për Transparencë, (për diskutim publik),
6. Draft-Plani i veprimit për transparencë komunale 2024-2028, (për diskutim publik),
7. Raport i Punës së Kuvendit për vitin 2023,
8. Propozim-Vendim për zgjedhjen e komisionit për ndarjen e titujve të nderit,
9. Draft-Programi Strategjik për Ujërat në Komunën e Shtimes, (pas diskutimit publik),
10. Propozim-Vendim për ndarjen e subvencioneve për nënat lehona për fëmijët e lindur në vitin 2024,
11. Propozim-Vendim për Inicimin e procedurës të themelimit të Ndërmarrjes Publike Lokale për kryerjen e shërbimeve publike në Komunën e Shtimes,
12. Raport i Punës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2023,
13. Pyetje-Përgjigje,
14. Informatë nga Drejtoria për Administratë për vitin 2023.
Në këtë mbledhje, përfaqësuesit nga ekzekutivi kanë dhënë sqarime rreth pikave të rendit të ditës dhe çështjeve të ndryshme që kanë ngritur anëtarët e Kuvendit të Komunës.