Republika e Kosoves

Shtime

KUVENDI I KOMUNËS SË SHTIMES MBAN MBLEDHJEN E RADHËS

2024/03/29 - 8:29

Shtime, 28 mars 2024-Kuvendi i Komunës në Shtime, sot ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt të kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Adnan Ademi. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.
Pas sqarimeve që u dhanë nga Grejtalb Emini, drejtor i Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, u vendos për ndërrimin e destinimit të ngastrave kadastrale në fshatin Davidovc dhe kjo u bë për qëllimin e zgjerimit të hapësirës së varrezave të këtij fshati.
Asambleistët gjithashtu votuan edhe për ndryshimin e Vendimit të Kuvendit për çerdhen në fshatin Petrovë dhe u vendos që të zgjerohet hapësira për shkak të ndryshimit të planit të objektit të çerdhes së këtij fshati.
Gjithashtu me shumicë votash u votua edhe Propozim-Vendimi për marrjen e së drejtës së shfrytëzimit të paluajtshmërisë NPKSH “Higjena” dhe “Kryqit të Kuq të Kosovës” në Shtime, me qëllimin që në atë hapësirë do të fillon ndërtimi për objektit të ri të Komunës së Shtimes.
Po ashtu nga Zyrtarja Kryesore Financiare, Kimete Ukaj, në këtë mbledhje u dha informatë edhe për Pasqyrat Financiare për vitin 2023.
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës u miratuan edhe Propozim-Vendimi për vlerësimin e dëmeve të FN&FT për Janar-Tetor 2023, si dhe Draft-Plani Lokal i Veprimit për komunitetet Rom e Ashkali për vitin 2024-2026 që ishte për diskutim publik.
Anëtarët e Kuvendit të Komunës, votuan edhe për formimin e komisioneve për ndarjen e titujve “Sakrifica e Reçakut 1999” dhe “Pena e Artë” .