Republika e Kosoves

Shtime

Mbahet mbledhja e II-të e Komitetit për Politikë dhe Financa

2023/02/27 - 1:56

Shtime, 24 shkurt 2023 – Sot është mbajtur mbledhja e dytë e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Ky ishte rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i Ekstrakt-Procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 25.01.2023,
2 Draft-Rregullore për Taksa, tarifa dhe Gjoba për vitin 2023 (pas diskutimit publik),
3. Raporti Periodik për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2021,
4. Raport financiar për vitin 2022 – Pasqyrat financiare,
5. Draft-Rregullore për Punën e Kuvendit dhe Komiteteve,
6. Draft-Plani Komunal për menaxhimin e mbeturinave 2023-2027 (pas diskutimit publik),
7. Draft-Strategjia dhe Plani i Veprimit për mbrojtje nga dhuna në Familje 2023-2025,
8. Draft- Plani Komunal për Integritet 2023-2027,
9. Propozim-Vendim për ndarjen e lokacionit për objektin e ngushëllimeve të lagjes Sahiti dhe Musolli në fshatin Pjetërshticë,
10. Rekomandim për Ministrinë e Financave për faljen e 100 euro për tatimpaguesit e komunës së
Shtimes, për vitin 2023.
Të gjitha pikat u shqyrtuan dhe u proceduan për në mbledhjen e Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet më datë 28 shkurt 2023.