Republika e Kosoves

Shtime

MBAHET MBLEDHJA E -III- E KOMITETIT PËR KOMUNITETE

2019/03/25 - 3:54

 

Shtime më, 25.03.2019 Mbahet mbledhja e Komitetit për Komunitete ( KPK ) e kryesuar nga zëvendës-kryesuesja znj. Fatmire Ferati. Të pranishëm në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të KPK-së ishin drejtoresha e Drejtorisë për Planifikim Urban, Kadastër e Gjeodezi, znjsh. Shqipe Rexhaj, përfaqësues nga OSBE-ja, z. Gazmend Piraj dhe Muharrem Haziri, si dhe përfaqësues nga KFOR-i.

Pika e 3-të e rendit të ditës: Raport nga Zyra për barazi Gjinore për sfidat dhe projektet në sferën e barazisë gjinore në komunën e Shtimes, e cila u shty për mbledhjen e radhës :

Për këtë mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:

1. Shqyrtimi i Ekstrakt Procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më: 27.02.2019,
2. Informatë nga DPUKGJ lidhur me projektet për infrastrukturë për vitin 2019 në vendbanimet ku jetojnë komuniteti pakicë,
3. Diskutim për 8 Prillin – Dita e Komunitetit Rom, (Aktivitet)
4. Informatë nga ZKKK-ë për aktivitetet mujore,
5. Të ndryshme.