Shtime, 3 prill 2024-Si pjesë e përgatitjeve për shpalljen e Grant Skemës “Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar” 2024, të dedikuar për mbështetjen e bizneseve ekzistuese dhe ndërmarrësve të ri me start-up biznese, Ministria e Zhvillimit Rajonal së bashku me AZHR, ka zhvilluar takimin konsultativ me përfaqësues të bizneseve dhe me ndërmarrës të rinjë nga Komuna e Shtimes.
Në këtë takim morën pjesë, kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu, nënkryetari Faruk Beqa, zëvendësministrat e Zhvillimit Rajonal Ali Tafarshiku dhe Elldin Uglari, drejtori i drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Kastriot Shabani si dhe zyrtarë tjerë nga ministria përkatëse dhe AZHR-ja.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, inkurajoi të pranishmit për aplikim në këto grante me qëllim të përfitimit, ngase kjo ndikon në avancimin e bizneseve ekzistuese si dhe shton mundësitë për hapjen e bizneseve të reja.
Zyrtarët nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, informuan të pranishmit për rrjedhën e përfitimit të këtyre granteve si dhe për mënyrën e aplikimit, pasi sipas tyre qëllimi i këtyre takimeve është marrja e informatave nga bizneset lidhur me vështirësitë dhe prioritetet e tyre zhvillimore, me qëllim të harmonizimit të kritereve të thirrjes së Grant skemës së lartcekur.