Republika e Kosoves

Shtime

Mbahet takimi i Komitetit për Politikë dhe Financa

2023/01/26 - 9:23

Shtime, 25 janar 2023 – Sot është mbajtur takimi i Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), i Kuvendit Komunal të Shtimes.
Mbledhja u kryesua nga z. Adnan Ademi i cili prezantoi pikat e rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i Ekstrakt-Procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 20.12.2022,
2. Draft- Rregullore për Taksa, Tarifa dhe Gjoba për vitin 2023, (pas diskutimit publik)
3. Raporti vjetor financiar i Komunës së Shtimes për vitin 2022,
4. Propozim-Vendim për ndarjen 100€ për Nënat-Lehona për vitin 2023,
5. Draft-Plani Komunal për menaxhimin e mbeturinave 2022-2026,
6. Propozim-Vendim për caktimin e orarit të mbledhjeve të KPF-së për vitin 2023.
Në këtë takim janë shqyrtuar dhe miratuar të gjitha pikat për të shkuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet më 27 janar 2022.