Republika e Kosoves

Shtime

MBAHET TESTI I ARRITSHMËRISË PËR KLASAT E NËNTA

2018/05/18 - 1:00

Sot, 517 nxënës të klasave të nënta të shkollave të Komunës së Shtimes i janë nënshtruar Testit të Arritshmërisë, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Testi i Arritshmërisë shërben për orientimin e nxënësve të shkollave fillore për regjistrim në shkollat e mesme.
Gjatë mbajtjes së Testit të Arritshmërisë drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Shtime z. Mensur Neziri vizitoi nxënësit, me këtë rast tha: ” Unë ju uroj shumë suksese dhe shpresoj se ju keni një synim, dëshirë, arritje dhe një dëshirë që të ju bëhet realitet. Uroj që në fillim të shtatorit të regjistroheni aty ku ju doni, gjithmonë duke arritur sukseset me të mëdha në jetë”.
Testi është mbajtur në SHMU “Emin Duraku” në Shtime dhe testi ka filluar nga ora 10:00 dhe ka mbaruar në ora 13:00. Vlen të theksohet se gjithçka ka shkuar në rregull. Procesi i testimit është monitoruar nga komisioni në përbërje prej: një anëtar nga MASh, përfaqësues nga DKA dhe nga Shkolla e Mesme e Ulët “Emin Duraku” në Shtime, ndërsa administrimin e testit nëper kalasa e kanë zhvilluar mësimdhënësit e nivelit 1 të shkollimit nga shkollat e Komunës së Shtimes.
Gjatë mbajtjës së testit gjithçka ka shkuar në rregull dhe të gjithë nxënësit ishin të kënaqur.
Rezultatet e këtij testi priten të bëhen publike gjatë ditëve në vijim.