Republika e Kosoves

Shtime

Në Ditën e Pavarësisë përzgjedhet sportisti i vitit 2022 dhe sportistët e dalluar

2023/02/20 - 9:44

Shtime, 17 shkurt 2023 – Agjenda për shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës vazhdoi me ceremoninë e zgjedhjes së sportistëve të vitit 2022 në Shtëpinë e Kulturës.

Nënkryetari i Komunës së Shtimes, z. Faruk Beqa, në këtë ceremoni ka falenderuar të gjithë përfaqësuesit e klubeve sportive për kontributin e dhënë gjatë vitit të kaluar dhe për rezultatet e larta të arritura në liga vendore dhe ndërkombëtare.

Nënkryetari z.Beqa së bashku me drejtorë, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ka shpallur sportistin më të mirë të vitit 2022 Jetmir Gashin nga FC. Futsall “Vjosa”.

Më të mirët e vitit 2022 në sport janë si vijon:

Sportist i dalluar
Arbër Salihu- Kick Box “Skender Salihaj”
Qendrim Abazi – Klubi i Qiklizmit “Vjosa”
Përparim Livoreka- FC “Vjosa”
Mexhide tershani – KV “Vjosa”F
Arjeta Maliqi – KH “Vjosa” F
Shkelqim Roshaj – Motocross “Vjosa”
Erblin Qerimi – KH “Vjosa” M
Enes Haxha KV “Vjosa”M
Alma Bislimi -Motocross “Vjosa”
Juniort:
Dalmat Salihaj – Kick Box “Skender Salihaj”
Butrind Ahmeti- FC “ Vjosa”
Erinda Veliu – Kb “Skender Salihaj”
Pashtrik Krasniqi – Ciklizem
Erza Osmani – K Karetaes “ Vjosa”
Pionier:
Sara Ramadani – Kv “Vjosa” F
Albion Veliu – K Karates “ Vjosa”
Redon Bajrami – FC “Vjosa”
Denisa Rexhepi – KH “Vjosa” F
Ervin Shaqiri – KH “ Vjosa”M
Klubi më i mire: FC Futsall “Vjosa”
Treneri më i mire: Nesret Salihaj
Referi më mire : Ardian Rushiti
Punëtori Sportiv: Avdi Sadiku
Sponzori i vitit: Besimi Comerc
Vetaran i dalluar: Shaqir Shaqiri
Post Mortum:
Ahmet Hysenaj
Nesret Musliu
Behare Brahaj- Ismajli