Republika e Kosoves

Shtime

NË SHTIME SHËNOHET 25-VJETORI I EPOPESË SË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

2023/03/06 - 10:46

Shtime, 6 mars 2023 – Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, së bashku me nënkryetarin e komunës, Faruk Beqa, kryesuesin e Kuvendit, Adnan Ademi, drejtorë e zyrtarë komunalë, veteranë e invalidë të UÇK-së, pjestarë të FSK-së si dhe qytetarë tjerë, sot kanë bërë homazhe pranë shtatores së Komondantit Legjendar Adem Jashari në qendër të Shtimes, pastaj te Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Shtime, në Kompleksin Memorial në Reçak dhe te Varrezat e Dëshmorëve në Mollopolc.
Në shenjë nderimi për luftën dhe sacrificën e tyre për liri, gjatë ditës ky delagacion ka bërë homazhe edhe në Kompleksin Momerial “Adem Jashari” në Prekaz.