Republika e Kosoves

Shtime

NXËNËSIT E SHKOLLËS SË PETROVËS VIZITOJNË KUVENDIN E KOMUNËS SË SHTIMES

2024/03/29 - 8:18

Shtime, 27 mars 2024 – Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, priti sot në një vizitë nxënësit e klasës së V-të, të shkollës fillore “Bajram Curri” nga fshati Petrovë, të cilët i informoi për rrjedhën e punës së Kuvendit.
Gjithashtu nxënësit u pritën edhe nga drejtoresha për Arsim në Komunën e Shtimes, Yllka Fejzullahu e cila i njoftoi për investimet që do të bëhen në shkollën e fshatit të tyre, si ndërtimi i aneksit të shkollës, renovimi i pjesës tjetër të shkollës, funksionalizimi i sallës së edukatës fizike por edhe për fillimin e ndërtimit të çerdhes në këtë fshat.
Nga ana tjetër edhe nxënësit bënë pyetje të ndryshme që kryesisht ishin nga fusha e arsimit.