Republika e Kosoves

Shtime

Për nder të festës së 28 Nëntorit vizitohet Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë

2022/11/29 - 9:56

Shtime, 27 nëntor 2022 – Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Shtimes, z.Adnan Ademi, në shoqërimin e kryetarit z.Qemajl Aliu, drejtorët dhe këshilltarët komunal vizituan sot Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, në Vlorë.
Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ata u pritën nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, z.Dritan Leli, me ç’rast bashkëbiseduan për rëndësinë e Festës së 28 nëntorit.
Po ashtu, z. Aliu dhe z. Leli biseduan për mundësinë e bashkëpunimit në realizimin e shumë projekteve, të cilat ndikojnë drejtëpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve shtimjan.
Kabineti qeverisës dhe asambleja u ftuan nga z. Leli në manifestimin e organizuar nga Bashkia, për nder të Festës së 28 nëntorit dhe në aktivitetet e tjera kulturo-artistike.
Gjithashtu, nesër do të mbahet mbledhja e XI e radhës së Kuvendit Komunal në Shqipëri, saktësisht në Vlorë.