Me rastin e katërvjetorit të ndarjes fizike të Heroit të Kosovës, Komandant Jetullah Qarrit-Gurit, kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu së bashku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në nderim të veprës dhe heroizmit të tij në luftrat heroike për çlirimin e trojeve shqiptare.
Komandantin e Brigadës 60-të Diversante-Vëzhguese pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jetullah Qarri-Guri do ta kujtojnë përherë brezat për kontributin e dhënë kushtuar atdheut.