Republika e Kosoves

Shtime

QKMF “Dr.Vezir Bajrami” pranon donacion nga Ministria e Shëndetësisë

2022/09/14 - 8:03

Shtime, 13 shtator 2022 – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr.Vezir Bajrami” në Shtime, sot ka pranuar instrumente mjekësore, donacion nga Ministria e Shëndetësisë.
Disa nga mjetet e dhuruara janë: inhalator, tavolina pune e instrumente të ndryshme të cilat ishin mjaft të nevojshme në këtë Qendër Mjekësore.
Drejtuesit dhe stafi i QKMF-së falenderuan MSH-në për këto mjete, duke konsideruar se dhurimi i tyre do të lehtësoj punën e stafit mjekësor dhe do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve ndaj pacientëve.
Kujtojmë se, muajin e kaluar Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr.Vezir Bajrami” kishte pranuar edhe një donacion nga Ministria e Shëndetësisë, e cila u pajis me mjete të ndryshme mjekësore.