Republika e Kosoves

Shtime

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

2024/04/03 - 2:09

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin e hidhur se u nda nga jeta, punëtori shumëvjeçar i Komunës së Shtimes, Miftar Jakupi.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, përmes telegramit i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Jakupi, kolegëve dhe miqëve të të ndjerit.
“I tronditur me lajmin për vdekjen e papritur dhe të parakohshme të punëtorit shumëvjeçar të Komunës, Miftar Jakupi.
Përkujdesësi i sigurisë Miftar Jakupi ishte punëtor i zellshëm dhe i përpiktë që gjithnjë ishte në krye të detyrës, të cilën e ka bërë çdo herë me përkushtim.
Miftari përveçse punëtor i shkëlqyer, ishte personalitet i dashur, i sjellshëm e i urtë me të gjithë punëtorët që ka shërbyer me të njëjtën energji gjatë gjithë kohës së tij.
Me konsideratën më të thellë, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes së gjerë Jakupi, të gjithë të njohurve të Miftarit, kolegëve dhe stafit që kanë punuar bashkërisht me të.
Qoftë i parajsës shpirti i bardhë i Miftarit dhe u prehtë në paqen e përjetshme” mbyllet telegrami i ngushëllimit.