Republika e Kosoves

Shtime

TETORI ROZË, MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT!

2023/10/10 - 1:14

Shtime, 10 tetor 2023 – Zyrtaret e administratës komunale të Shtimes me një fotografi simbolike në mbështetje të muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit!
Tetori rozë, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.