Para së të bëni një kërkesë për Qasje në Dokumentet Publike ju lusim që se pari të verifikoni se a gjendet dokumenti i kërkuar nga ju në këtë ueb faqe zyrtare. Në qoftë se dokumentin që ju e keni kërkuar nuk është në ueb faqen e zyrtare të Komunës së Shtimes atëherë kërkesën mund ta bëni në:
Qendrën për shërbim të qytetarëve ose përmes postës elektronike.
Zyrtare për shqyrtimin e kërkesave për qasje në dokumentet Publike është Anita Kurti
e-mail : anita.kurti@rks-gov.net
Tel/0290/389016 çdo ditë pune prej 08:00-16:00
Informatë rreth kërkesave
Me qëllim që kërkesa të shqyrtohet saktësisht ajo duhet të përmbajë: Detaje të informacionit që ju dëshironi të shikoni (ju lutem saktësoni sa më tepër të keni mundësi) gjithashtu ju lusim që të jepni të dhënat tuaj si emrin dhe mbiemri ,adresa postare ose elektronike me qëllim që të ju njoftojmë rreth kërkesës suaj .
Sipas Ligjit për qasje në dokumentet publike ju nuk jeni i detyruar të jepni arsye përse po bëni kërkesë për qasje në dokumentet publike.
Zyra për Informim dhe zyrtari përgjegjës për qasje në dokumentet publike do të ju kthej përgjigje brenda 7 ditëve ashtu siç parashihet me ligjin për Qasje në Dokumentet Publike . Në këtë përgjigjeje që do ta merrni nga zyrtari përgjegjës do të informoheni për lejimin, moslejimin apo kufizimin e pjesshme të kërkesës suaj dhe atë duke u bazuar në ligjin për qasje në Dokumentet Publike .
Në rast se nuk ju lejohet qasja në dokument Komuna do të ju jep informata rreth arsyet e refuzimit të kërkesës suaj.
Ligjin për qasje në dokumentet publike mund ta shkarkoni këtu: Ligji për qasje në dokumente publike